TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Gusht 2024, 18:03

Konte ribashkohet me “Big Rom”, ish-sulmuesi i Interit dhe Romës firmos zyrtarisht me Napolin

Shkruar nga Pamfleti

Konte ribashkohet me “Big Rom”, ish-sulmuesi i Interit dhe

Romelu Lukaku është zyrtarisht një lojtar i Napolit. Sulmuesi është transferuar nga Çelsi për shumën e 30 milionë eurove. Po ashtu klubi londinez pritet të përfitojë dhe bonuse të tjera në të ardhmen.

Kujtojmë se më parë Lukaku ka luajtur në Serinë A me Interin dhe Romën. Shpërthimin e tij e pati pikërisht te zikaltërit, që janë kampionët në fuqi.

31-vjeçari konsiderohet përforcim me peshë për Antonio Konten. Ky i fundit mori drejtimin e Napolit pikërisht në këtë sezon.

 

 

romelu lukaku sulmuesi belg napoli

Lini një Përgjigje