TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Maj 2026, 16:01

Seria A “e dashuruar” pas shqiptarëve, 3 skuadra të elitës italiane kërkojnë sulmuesin e kombëtares

Shkruar nga Pamfleti
Seria A “e dashuruar” pas shqiptarëve, 3 skuadra të
kristian shpendi

Kristian Shpendi pritet të zhvillojë sezonin e tij të fundit me fanelën e Çezenës. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka spikatur gjatë dy sezoneve në Serinë B dhe tashmë duket gati për një hap të rëndësishëm në karrierën e tij.

Interesi për 21-vjeçarin po rritet ndjeshëm në Itali. Pas Lacios dhe Torinos, në garë për kartonin e tij është futur edhe Bolonja, skuadër që e mbylli sezonin e fundit në vendin e tetë në Serinë A. Klubi emilian synon të ndërtojë një ekip më konkurrues për edicionin e ardhshëm, pas mbetjes jashtë kupave europiane.

Shpendi konfirmoi edhe këtë sezon formën e tij të mirë, duke qenë sërish golashënuesi më i mirë i Çezenës. Me mbi 10 gola të realizuar, ai konsiderohet një nga sulmuesit më të spikatur dhe më efikas të Serisë B.

Kontrata e futbollistit shqiptar me Çezenën është e vlefshme deri në vitin 2028, çka do të thotë se klubi italian nuk pritet ta lërë lehtë të lirë kartonin e tij. Megjithatë, interesimi në rritje nga klubet e Serisë A mund të sjellë zhvillime të rëndësishme gjatë merkatos së verës.

kristian shpendi sulmuesi shqiptar lacio bolonja torino

Lini një Përgjigje