TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Maj 2026, 11:47

Dramë në Serie A, 4 ekipe në garë për dy vendet e Champions-it

Shkruar nga Pamfleti
Dramë në Serie A, 4 ekipe në garë për dy vendet e
Seria A

Ndërsa Interi ka fituar titullin e 21-të të Italisë dhe Napoli e ka siguruar Ligën e Kampionëve, në javën e fundit të kampionatit janë 4 skuadra që po garojnë për kualifikim në elitën e futbollit evropian.

Katër ekipet e para kualifikohen në Champions League.

Milani dhe Roma ndodhen në vendin e tretë dhe të katërt me nga 70 pikë. Këto dy ekipe do të sfidohen nga Como dhe Juventusi, që zënë vendin e 5 dhe të 6 me nga 68 pikë.

Milani luan me Cagliarin të dielën nga ora 20:45. Po të dielën në këtë orar, Como luan në transfertë ndaj Cremonese. Cagliari ka siguruar mbijetesën me 40 pikë në vendin e 16-të, ndërsa Cremonese ka nevojë për fitore për të shmangur rënien në Serie B.

Roma, që është pa humbje në gjashtë ndeshje, luan të dielën nga ora 20:45 në transfertën e Veronas, tashmë e rënë në Serie B.

Juventusi ndërkohë e luan derbin torinez. Edhe ndeshja Torino – Juventus luhet të dielën nga ora 20:45.

Lecce nuk e ka të sigurtë qëndrimin në Serie A dhe lufton me Cremonesen. Lecce në vendin e 17-të ka 35 pikë, ndërsa ndeshja Lecce – Genoa luhet të dielën në mbrëmje.

seria a ekipe champions

Lini një Përgjigje