TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Maj 2026, 08:32

Cristiano Ronaldo thyen çdo rival: sportisti më i paguar në planet

Shkruar nga Pamfleti
Cristiano Ronaldo thyen çdo rival: sportisti më i paguar në
Ronaldo

Sipas Forbes, ylli portugez kryeson listën me të ardhura që arrijnë rreth 300 milionë dollarë.

Cristiano Ronaldo vijon të kryesojë listën e sportistëve më të paguar në botë, sipas Forbes.

Futbollisti portugez renditet në vendin e parë për të katërtin vit radhazi, me të ardhura totale prej 300 milionë dollarësh. Shuma përfshin të ardhurat para taksave dhe komisioneve.

Nga kjo shifër, 235 milionë dollarë vijnë nga kontrata e tij me Al Nassr, ndërsa 65 milionë dollarë lidhen me sponsorizime, marrëveshje tregtare, të drejta imazhi dhe aktivitete biznesi.

Me këtë rezultat, Ronaldo barazon rekordin e Floyd Mayweather Jr. të vitit 2015 dhe arrin Michael Jordan me gjashtë kryesime në listën e Forbes. Mbi ta qëndron vetëm Tiger Woods, me 11 herë në vendin e parë.

Dhjetëshja e këtij viti ka të ardhura të përbashkëta prej 1.4 miliardë dollarësh. Futbolli ruan peshën kryesore në listë, me Lionel Messin në vendin e tretë dhe Karim Benzemanë në vendin e tetë.

10 sportistët më të paguar në botë për vitin 2026

Cristiano Ronaldo – 276 mln euro

Saul Alvarez – 156 mln euro

Lionel Messi – 129 mln euro

LeBron James – 127 mln euro

Shohei Ohtani – 117 mln euro

Stephen Curry – 115 mln euro

Jon Rahm – 98 mln euro

Karim Benzema – 96 mln euro

Kevin Durant – 95 mln euro

Lewis Hamilton – 92 mln euro

 

ronaldo pagesa foprbes

Lini një Përgjigje