TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Maj 2026, 21:15

Jurgen Klop merr sërish drejtimin e Liverpulit? Të kuqtë kontaktojnë menjëherë me teknikun gjerman

Shkruar nga Pamfleti
Jurgen Klop merr sërish drejtimin e Liverpulit? Të kuqtë
jurgen klop

Liverpuli duket se po shqyrton mundësinë e një ndryshimi në pankinë në fund të sezonit, pasi Arne Slot nuk ka arritur të bindë plotësisht drejtuesit e klubit me rezultatet dhe paraqitjet e skuadrës.

Edhe pse tekniku holandez ka arritur ta mbajë ekipin në zonën që siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm, paraqitjet e “The Reds” gjatë këtij edicioni janë konsideruar nën pritshmëri. Sipas mediave angleze, investimet e bëra nga klubi kanë shtuar presionin mbi trajnerin dhe drejtuesit kanë nisur të eksplorojnë alternativa të tjera për stolin.

Sipas raportimeve të “The Sun”, një nga kontaktet e para të klubit ka qenë me ish-trajnerin Jurgen Klop, i cili u largua nga Liverpuli dy vite më parë duke ia lënë vendin Slot. Ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për një bisedë këshilluese apo për një tentativë konkrete për rikthimin e gjermanit në “Anfield”.

Po sipas mediave britanike, pronari i klubit, Xhon Henri, ka udhëtuar drejt Palma de Majorkës, aty ku Klop jeton aktualisht, çka ka shtuar edhe më shumë spekulimet për një takim mes palëve.

Ndërkohë, emri që kryeson listën e dëshirave të Liverpulit mbetet Andoni Iraola. Raportohet se drejtuesit e klubit mund të kenë kërkuar edhe mendimin e Klop për trajnerin spanjoll dhe mundësinë e afrimit të tij në pankinën e “The Reds”.

Aktualisht, Jurgen Klop mban postin e drejtorit të departamentit të futbollit në kompaninë Red Bull, ku mbikëqyr klubet në pronësi të saj.

jurgen klop trajneri gjerman liverpul

Lini një Përgjigje