TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Maj 2026, 19:05

Dy dekada përkushtim ndaj futbollit, mbrojtësi spanjoll “var këpucët në gozhdë”

Shkruar nga Pamfleti
Dy dekada përkushtim ndaj futbollit, mbrojtësi spanjoll “var
sezar azpilikueta

Mbrojtësi spanjoll Sezar Azpilikueta ka njoftuar tërheqjen nga futbolli i luajtur, duke mbyllur një karrierë të gjatë dhe të suksesshme që zgjati afro 20 vite.

Lajmi u bë publik nga vetë 36-vjeçari përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”, ku ai shprehu mirënjohjen për të gjitha klubet ku ka luajtur gjatë karrierës, si edhe për Kombëtaren e Spanjës, me të cilën regjistroi 44 ndeshje zyrtare.

Azpilikueta e nisi karrierën profesionale tek Osasuna, ndërsa më pas u transferua në Francë tek Olimpiku i Marsejës. Periudha më e rëndësishme e karrierës së tij lidhet me Çelsin, klub ku u shndërrua në një nga figurat kryesore të skuadrës dhe mbajti edhe shiritin e kapitenit.

Me fanelën e klubit londinez, mbrojtësi spanjoll zhvilloi mbi 500 ndeshje dhe fitoi një sërë trofesh madhorë, mes tyre dy tituj kampionë në Premier Ligë, një Champions League dhe dy trofe të Ligës së Europës.

Pas aventurës në Angli, Azpilikueta u rikthye në Spanjë, ku veshi fanelën e Atletikos së Madridit, ndërsa sezonin e fundit e kaloi te Sevija, klubi ku vendosi të mbyllë edhe karrierën e tij si futbollist profesionist.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by César Azpilicueta (@cesarazpi)

sezar azpilikueta mbrojtësi spanjoll

Lini një Përgjigje