TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Maj 2026, 18:44

“Do të rikthehem sërish”, Silvinjo reagon për herë të parë pas largimit nga kombëtarja

Shkruar nga Pamfleti
“Do të rikthehem sërish”, Silvinjo reagon për
silvinjo

Federata Shqiptare e Futbollit organizoi një event mirënjohjeje për ish-trajnerin e Kombëtares shqiptare, Silvinjo, si edhe për dy zëvendëstrajnerët e tij, Dorival dhe Pablo Zabaleta, në vlerësim të kontributit dhe punës së tyre gjatë tre viteve e gjysmë në drejtimin e ekipit kuqezi.

Në aktivitet morën pjesë presidenti i FSHF-së, Armand Duka, anëtarë të Komitetit Ekzekutiv, administrata e Federatës, përfaqësues të medias, ish-futbollistë të Kombëtares, sponsorë dhe bashkëpunëtorë të institucionit.

Gjatë ceremonisë, presidenti Duka falënderoi stafin teknik për profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar, duke veçuar si momentin më të rëndësishëm kualifikimin historik të Shqipërisë dhe pjesëmarrjen në “EURO 2024”. Ai vlerësoi gjithashtu mënyrën dinjitoze me të cilën trajnerët përfaqësuan fanelën kuqezi.

Si simbol mirënjohjeje, drejtuesit e FSHF-së i dhuruan Silvinjos dhe ndihmësve të tij fanela të Kombëtares me mbishkrimin “Forever”, në shenjë respekti për kontributin e tyre në historinë e futbollit shqiptar.

Në fjalën e tij, Silvinjo u shpreh krenar për periudhën në krye të Shqipërisë, duke theksuar se përtej rezultateve sportive, do të mbajë mend marrëdhëniet njerëzore dhe bashkëpunimin e përditshëm me stafin e Federatës.

Trajneri brazilian falënderoi punonjësit e FSHF-së për mbështetjen dhe vlerësoi frymën e unitetit që, sipas tij, ka shoqëruar ekipin gjatë gjithë rrugëtimit.

Kur dikush e merr përsipër një punë, e merr përsipër që ta bëjë në 100% të saj. Ka raste që puna shkon mirë, ka raste që nuk shkon mirë. Kështu është futbolli. Unë bëj një profesion shumë të vështirë, shumë prej jush këtu e dini. Tani flasim për 3 vite e gjysmë. Jam absolutisht i lumtur për atë që kemi bërë. Kemi thënë që nga dita e parë që “Ne jemi një”.

Nuk do doja të flisja për “EURO 2024”, kualifikueset e Botërorit apo fazën “play-off”. Unë do doja të flisja për më shumë se 100 persona që jetojnë dhe punojnë për Federatën. Me shumë prej jush kam pasur mundësi të bëj një bisedë të bukur dhe të pi një kafe. E kujtoj ende që 3 vite më parë, në katin e katërt ku është presidenti, aty ishte kafeja.

Në orën 9 të mëngjesit shkoja aty dhe, ditë pas dite, kam pirë kafe me secilin prej jush dhe kam dëgjuar secilin prej jush që punoni në atë vend të bukur pune. Do të mbetet gjithmonë në zemrën time. Përtej çdo gjëje që kemi parë këtu, që është e bukur, të emocionon, por sidomos ju, raporti human, këtë nuk do ta harroj kurrë. Secilin prej jush e kam në zemrën time. Faleminderit shumë, mirupafshim!”, – tha Silvinjo.

 

silvinjo ish-trajneri i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje