Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një marrëveshje me Federatën Bullgare të Futbollit për zhvillimin e dy ndeshjeve miqësore mes përfaqësueseve U-19 të Shqipërisë dhe Bullgarisë. Takimet do të shërbejnë si pjesë e përgatitjeve të ekipit kuqezi për angazhimet e ardhshme ndërkombëtare.
Kombëtarja shqiptare U-19 do t’i luajë të dyja sfidat në transfertë, në stadiumin “National Football Base” në Sofje. Këto ndeshje konsiderohen një mundësi e mirë për trajnerin Fatjon Tafaj dhe stafin teknik për të testuar grupin e lojtarëve dhe për të vlerësuar gjendjen e skuadrës në nivel konkurrues.
Takimi i parë mes dy ekipeve do të zhvillohet më 4 qershor, në orën 18:00, ndërsa ndeshja e dytë është planifikuar për më 7 qershor, në orën 10:30.

Programi i ndeshjeve:
Bullgari U-19 – Shqipëri U-19, 4 qershor, ora 18:00, “National Football Base”, Sofje
Bullgari U-19 – Shqipëri U-19, 7 qershor, ora 10:30, “National Football Base”, Sofje
Lini një Përgjigje