TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Maj 2026, 16:09

“Tek AEK-u jemi të gjithë një”, sulmuesi serb flet për raportin me Strakoshën: Nuk ka rëndësi nëse je shqiptar apo me kombësi tjetër

Shkruar nga Pamfleti
“Tek AEK-u jemi të gjithë një”, sulmuesi serb flet
luka joviç-thomas strakosha

Sulmuesi serb Luka Joviç e mbylli sezonin e tij të parë me AEK-un me paraqitje pozitive, ndërsa theksoi se forca kryesore e skuadrës qendron tek uniteti i grupit, pavarësisht origjinës së lojtarëve.

Në një deklaratë për mediat, Joviç la të kuptohet se ka marrëdhënie shumë të mira me portierin shqiptar Thomas Strakosha dhe mbrojtësin kroat Domagoj Vida, duke nënvizuar se për të karakteri i njeriut ka më shumë rëndësi sesa kombësia.

Është e vërtetë. E kam thënë edhe më parë dhe kjo u konfirmua, ne jemi një grup që ka qendruar bashkë që nga fillimi. Unë i ndaj njerëzit në të mirë dhe të këqij. Nuk shoh nëse dikush është shqiptar apo kroat.

Në fund të fundit, kam shumë miq kroatë, trajneri im privat është nga Kroacia, ndërsa agjenti im ka qenë Fali Ramadani, nga Maqedonia. Pra, njerëzit i ndaj vetëm në të mirë dhe të këqij, dhe këtu mbaron historia për mua”, deklaroi Joviç.

luka joviç sulmuesi serb thomas strakosha

Lini një Përgjigje