TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Maj 2026, 15:24

Guardiola mbyll epokën historike me 20 trofe madhorë, Luis Enrike ndërhyn për kombëtaren e Italisë

Shkruar nga Pamfleti
Guardiola mbyll epokën historike me 20 trofe madhorë, Luis Enrike
pep guardiola

Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola, ka konfirmuar zyrtarisht se do të largohet nga drejtimi i skuadrës në fund të këtij sezoni. Lajmi u bë publik përmes një videoje emocionale të shpërndarë në rrjetet sociale të premten, vetëm pak ditë përpara ndeshjes së fundit të sezonit në Premier Ligë ndaj Aston Vilës.

Tekniku spanjoll, i cili mori drejtimin e “Qytetarëve” në vitin 2016, largohet pas një periudhe historike në klub, ku arriti të fitojë Champions League, gjashtë tituj të Premier Ligës dhe një sërë trofesh vendas, duke u konsideruar trajneri më i suksesshëm në historinë e Mançester Sitit.

Mos më pyesni për arsyet pse po largohem. Nuk ka një arsye konkrete. Por thellë brenda vetes e di se ka ardhur koha ime”, shprehet Guardiola në mesazhin e tij.

Sipas raportimeve në mediat britanike, Mançester Siti pritet të emërojë Enzo Mareskën si pasues të Guardiolës. Italiani ka qenë më parë pjesë e stafit teknik të Sitit si ndihmës i spanjollit në “Etihad”, ndërsa ka drejtuar edhe Çelsin dhe Leister Sitin.

Megjithatë, Guardiola nuk do të shkëputet plotësisht nga klubi. 55-vjeçari ka bërë të ditur se do të marrë rolin e Ambasadorit Global të Mançester Sitit.

Një epokë historike në “Etihad”

Pep Guardiola mbërriti në Mançester në vitin 2016 dhe shumë shpejt imponoi filozofinë e tij të lojës në futbollin anglez, duke ndryshuar standardet në Premier Ligë.

Titulli i parë kampion erdhi në sezonin 2017-2018, kur Siti grumbulloi rekordin prej 100 pikësh. Kulmi i suksesit u arrit në sezonin 2022-2023, kur skuadra fitoi tripletën historike – Premier Ligë, Champions League dhe FA Cup – duke u bërë vetëm skuadra e dytë angleze që arrin këtë sukses pas Mançester Junajtid të Sër Aleks Ferguson në sezonin 1998-1999.

Në 10 vite në krye të Sitit, Guardiola fitoi plot 20 trofe, mes tyre Champions League-n e parë në historinë e klubit, gjashtë tituj të Premier Logës dhe tre FA Cup.

Drejtori ekzekutiv i klubit, Ferran Soriano, e cilësoi trashëgiminë e Guardiolës si “të jashtëzakonshme”.

Ndikimi i Pep-it do të vlerësohet plotësisht nga historianët e ardhshëm të Mançester Sitit. Ai e çoi klubin drejt ekselencës globale dhe standardet e tij do të mbeten pikë referimi për brezat që vijnë”, deklaroi Soriano.

Edhe presidenti i klubit, Khaldun Al Mubarak, vlerësoi punën e trajnerit spanjoll.

Ka pasur momente kur ai mund të ishte ndalur dhe askush nuk do ta kishte gjykuar. Por Pep gjithmonë gjente energji të re për të vazhduar dhe për të sjellë sukses”, u shpreh ai.

Spekulime për të ardhmen

Prej kohësh, emri i Guardiolës është lidhur me një kalim të mundshëm në krye të kombëtares italiane. Për këtë çështje ka folur edhe trajneri i PSG-së, Luis Enrike, i cili nuk e përjashtoi një skenar të tillë.

Kur drejtoja Spanjën, shpesh pyesja veten nëse Guardiola kishte të njëjtën ambicie. Nuk mendoj se do të shkojë tek Italia, por as nuk e përjashtoj. Do të doja ta shihja edhe për shumë vite në nivelet më të larta”, deklaroi Luis Enrike.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Manchester City (@mancity)

pep guardiola tekniku spanjoll mançester siti

Lini një Përgjigje