TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Maj 2026, 21:12

Arne Slot largohet nga Liverpuli? Një super trajner del në skenë për stolin e të kuqve

Shkruar nga Pamfleti
Arne Slot largohet nga Liverpuli? Një super trajner del në skenë
arne slot

Pavarësisht se Arne Slot ka deklaruar publikisht se do të vazhdojë të drejtojë Liverpulin edhe gjatë sezonit 2026-2027, situata në klub mbetet e paqartë dhe nuk përjashtohet mundësia e një ndryshimi në stol që këtë verë.

Pozitat e teknikut holandez janë lëkundur ndjeshëm për shkak të rezultateve të fundit dhe faktit që Liverpuli ende nuk e ka siguruar matematikisht kualifikimin në Champions League për sezonin e ardhshëm. “The Reds” kanë nevojë të paktën për një barazim në javën e fundit të kampionatit për të vulosur objektivin europian.

Sipas raportimeve të “Diario AS”, drejtuesit e klubit anglez kanë rikthyer në listën e dëshirave trajnerin spanjoll Andoni Iraola. Ky i fundit pritet të mbyllë aventurën me Bërnmuthin në fund të sezonit dhe do të jetë i lirë për të negociuar me klube të tjera.

Iraola kishte qenë një nga kandidatët kryesorë për pankinën e Liverpulit edhe pas largimit të Jurgen Klop, por në atë kohë drejtuesit vendosën t’i besonin projektin Arne Slot.

Burime pranë klubit bëjnë me dije se në rast se Liverpuli dështon të sigurojë pjesëmarrjen në Champions League, largimi i Slot konsiderohet pothuajse i pashmangshëm. Megjithatë, edhe nëse skuadra arrin objektivin europian, e ardhmja e trajnerit holandez nuk duket plotësisht e garantuar.

arne slot liverpul andoni iraola

Lini një Përgjigje