TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Maj 2026, 19:49

“Jam i shokuar dhe i dëshpëruar”, ish-kapiteni i Anglisë lihet jashtë Botërorit; reagon mamaja e tij

Shkruar nga Pamfleti
“Jam i shokuar dhe i dëshpëruar”, ish-kapiteni i
herri meguajër

Trajneri i kombëtares së Anglisë, Tomas Tuhel, pritet të publikojë këtë të premte listën zyrtare të lojtarëve të grumbulluar për Kupën e Botës 2026. Megjithatë, në atë listë nuk do të jetë Herri Meguajër, një nga emrat më të rëndësishëm të përfaqësueses angleze në vitet e fundit.

Mbrojtësi 33-vjeçar, i cili ka zhvilluar 66 ndeshje me Anglinë që prej vitit 2017 dhe ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit, nuk ka qenë pjesë e planeve kryesore të Tuhel gjatë ndeshjeve të fundit kualifikuese. Ai aktivizohej vetëm në miqësoret e muajit mars, megjithëse forma e treguar me Mançester Junajtid kishte shtuar pritshmëritë për një rikthim në përfaqësuese.

Vetë Meguajër konfirmoi mungesën e tij përmes një reagimi në rrjetet sociale, vetëm një ditë para publikimit të listës zyrtare.

Isha i bindur se mund të luaja një rol të rëndësishëm këtë verë për vendin tim, pas sezonit që kam zhvilluar. Jam i tronditur dhe i zhgënjyer nga ky vendim”, shkroi ai.

Nuk kam dashur asgjë më shumë sesa të vishja fanelën e Anglisë dhe të përfaqësoja vendin tim. I uroj skuadrës suksese këtë verë”, vijonte mesazhi i mbrojtësit.

Ndër reagimet e para ishte edhe ai i nënës së tij, Zoe Meguajër, e cila shprehu hapur mbështetjen për të birin.

Nuk mund të bëje më shumë. Mbaje kokën lart… Turp”, shkroi ajo në koment.

Sipas mediave britanike, vendin e Meguajër në listën me 26 lojtarë e ka zënë mbrojtësi i Çelsit, Levi Koluill.

Herri Meguajër ka qenë një nga figurat kyçe të Anglisë në turnetë e fundit madhorë, duke kontribuar në arritjen e dy gjysmëfinaleve radhazi në Kupën e Botës, si dhe në finalen e “EURO 2020”.

Megjithëse ishte rikthyer në kombëtare gjatë grumbullimit të fundit ndërkombëtar, vendimi i Tuhel duket se i ka mbyllur dyert për pjesëmarrjen në Botërorin 2026.

herri meguajër ish-kapiteni i anglisë

Lini një Përgjigje