TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Maj 2026, 17:33

Futbollisti merr ftesën e kuqezinjve për miqësoret e qershorit, kush është shqiptari i fundit që ka qenë nën urdhrat e Rolando Maran

Shkruar nga Pamfleti
Futbollisti merr ftesën e kuqezinjve për miqësoret e qershorit,
zylyf muça

Një nga futbollistët që ka punuar më parë me trajnerin Rolando Maran është edhe mbrojtësi Zylyf Muça. Futbollisti 21-vjeçar, i cili prej vitesh mban veshur fanelën kuqezi, ka kaluar në të gjitha ekipet kombëtare të moshave, nga U-15 deri te Shqipëria U-21.

Muça ka qenë pjesë e Breshas në sezonet e fundit, ku është stërvitur nën drejtimin e Maran, trajneri që së fundmi mori drejtimin e Kombëtares shqiptare. Megjithatë, mbrojtësi nuk ka gjetur shumë hapësira aktivizimi nën urdhrat e teknikut italian dhe do të duhet të presë ende për më shumë minuta në nivel të lartë.

Aktualisht, 21-vjeçari aktivizohet me Trenton në Serinë C italiane, ndërsa synon të hedhë hapin e radhës në karrierën e tij.

Pavarësisht situatës në klub, Muça do të jetë pjesë e grumbullimit të Shqipërisë U-21 të drejtuar nga Alban Bushi. Futbollisti ka marrë ftesën për dy ndeshjet miqësore ndaj Sllovenisë dhe Italisë, ku trajneri kuqezi vijon të testojë dhe konsolidojë grupin.

Shqipëria U-21 do të marrë pjesë në fazën finale të “EURO 2027” si vend organizator, ndaj përfaqësuesja nuk zhvillon ndeshje kualifikuese, por vetëm miqësore, që shërbejnë për ndërtimin e skuadrës konkurruese për turneun final.

zylyf muça mbrojtësi shqiptar

Lini një Përgjigje