TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Maj 2026, 16:07

Nga Rodrigo e Gnabri te Çavi Simons e De Ligt, kush janë yjet e mëdhenj që dëmtimi i la jashtë Kupës së Botës

Shkruar nga Pamfleti
Nga Rodrigo e Gnabri te Çavi Simons e De Ligt, kush janë yjet e
kupa e botës

Kupa e Botës 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet më spektakolare në historinë e futbollit, që do të zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada. Megjithatë, jo të gjithë emrat e mëdhenj të futbollit botëror do të kenë mundësinë të jenë pjesë e turneut, pasi dëmtimet e rënda kanë nisur të lënë gjurmë te disa prej kombëtareve favorite.

Argjentina po përballet me probleme serioze në repartin mbrojtës. Huan Foit ka pësuar këputje të tendinës së Akilit dhe rrezikon të humbasë Botërorin, ndërsa në dyshim mbetet edhe Kristian Romero pas një dëmtimi në gju. Ndërkohë, talenti i ri Hoakin Paniçeli e ka humbur përfundimisht turneun për shkak të një dëmtimi të rëndë në ligament.

Edhe Brazili është goditur nga mungesa të rëndësishme. Rodrigo pritet të mbetet jashtë pas këputjes së ligamentit të kryqëzuar, ndërsa Estevao Uillian nuk do të jetë në dispozicion për shkak të një dëmtimi muskulor.

Te Kroacia vazhdon të ketë pasiguri për gjendjen fizike të Josko Gvardiol. Franca, nga ana tjetër, ka humbur Hugo Ekitike pas një dëmtimi të rëndë, ndërsa Bubakar Kamara mbetet jashtë për shkak të problemeve serioze në gju.

Gjermania gjithashtu po monitoron situatën e disa lojtarëve kyç. Portieri Mark-Andre ter Shtegen vijon të vuajë nga problemet fizike, ndërsa Serzh Gnabri është konfirmuar si mungesë për turneun.

Japonia do të duhet të bëjë llogaritë pa Takumi Minamino dhe Kaoru Mitoma, edhe pse Uataru Endo ka arritur të rikuperohet në kohë. Te Meksika janë konfirmuar mungesat e Luis Angel Malagon dhe Marsel Ruiz, ndërsa Edson Alvarez mbetet në pikëpyetje.

Edhe Holanda rrezikon të humbasë dy emra të rëndësishëm si Mathijs de Ligt dhe Çavi Simons. Në kampin spanjoll mbetet në dyshim Mikel Merino, ndërsa Samu Omorodion është jashtë pas një dëmtimi në ligament.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përballen gjithashtu me shqetësime, pasi Kameron Karter-Vikers dhe Xhoni Kardoso rrezikojnë mungesën, ndërsa gjendja fizike e Kristian Pulisiç po ndiqet me kujdes.

Kur kanë mbetur edhe afro dy javë deri në nisjen e Kupës së Botës 2026, dëmtimet po kthehen në një shqetësim serioz për shumë kombëtare, të cilat mund të humbasin disa prej lojtarëve më të rëndësishëm në momentin më vendimtar.

kampionati botëror serzh gnabri rodrigo çavi simons de ligt

Lini një Përgjigje