Julian Nagelsman ka bërë publike listën zyrtare të Gjermanisë për Botërorin 2026, ndërsa surpriza më e madhe mbetet mungesa e Karim Adejemit.
Në listën prej 26 lojtarësh nuk figurojnë as Brajan Gruda, Diant Ramaj dhe Nelson Vajper. Të tre futbollistët ishin në pritje të një ftese nga përfaqësuesja gjermane, çka ka bërë që deri më tani të mos jepnin një përgjigje pozitive për Kombëtaren shqiptare.
Më herët ishte raportuar se Gjermania do të udhëtonte me katër portierë në Kupën e Botës, por në fund Nagelsman vendosi të lërë jashtë talentin Jonas Urbig. Trajneri gjerman ka përzgjedhur grupin me të cilin synon të luftojë për triumfin në Botërorin e vitit 2026 që do të zhvillohet në SHBA-Meksikë dhe Kanada.
Nga ana tjetër, situata mund të kthehet në një mundësi të artë për Shqipërinë. FSHF-ja mund të intensifikojë përpjekjet për të bindur Grudën, Ramajn dhe Vajperin, pas mungesës së tyre në planet aktuale të Gjermanisë.

Lini një Përgjigje