TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Maj 2026, 18:58

Stiven Shpendi në radarët e Serisë A; presidenti i Empolit pranon interesimin nga elita italiane, por kërkon të përfitojë miliona

Shkruar nga Pamfleti
Stiven Shpendi në radarët e Serisë A; presidenti i Empolit pranon
stiven shpendi

Stiven Shpendi po konfirmohet si një nga talentet më premtues shqiptarë në futbollin italian. Sulmuesi i Empolit zhvilloi një sezon shumë pozitiv në Serinë B, ku realizoi 15 gola dhe u rendit ndër golashënuesit më të mirë të kampionatit.

Paraqitjet e tij të mira kanë rritur jo vetëm pritshmëritë për një ftesë nga Kombëtarja shqiptare, por edhe interesimin e klubeve të Serisë A. Presidenti i Empolit, Fabricio Korsi, ka pranuar publikisht se Shpendi mund të jetë objektiv i skuadrave të elitës italiane gjatë merkatos së verës.

Në një intervistë të fundit, Korsi vlerësoi zhvillimin e sulmuesit shqiptar dhe nuk përjashtoi mundësinë e një transferimi, nëse paraqiten kushtet e duhura ekonomike.

Shpendi është tashmë një lojtar vendimtar dhe ka ende shumë hapësira për t’u përmirësuar. Besoj se mund të ketë interes konkret nga Seria A që tani. Ne do të donim ta mbanim edhe një sezon tjetër, por gjithçka varet edhe nga aspekti ekonomik, i cili për ne është thelbësor”, deklaroi presidenti i Empolit.

Korsi theksoi gjithashtu modelin ekonomik mbi të cilin funksionon klubi, duke nënvizuar rëndësinë e investimit te lojtarët e rinj dhe shitjes së tyre për të garantuar stabilitet financiar.

“Ne bëjmë futboll pa pasur një pronar miliarder. Prej 30 vitesh funksionojmë në këtë mënyrë. Investojmë te të rinjtë, i zhvillojmë dhe më pas i shesim”, shtoi ai.

Deklaratat e presidentit italian lënë të kuptohet se e ardhmja e Shpendit mund të jetë në Serinë A, nëse gjatë verës mbërrijnë oferta të kënaqshme për Empolin.

stiven shpendi sulmuesi shqiptar empoli

Lini një Përgjigje