TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Maj 2026, 17:56

Disiplina “shkund” Elbasanin në prag të ndeshjes me Dinamon, gjoba të rënda për Besën dhe Luftëtarin

Shkruar nga Pamfleti
Disiplina “shkund” Elbasanin në prag të ndeshjes me
komisioni i disiplinës

Komisioni i Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka bërë publike vendimet e marra për javën futbollistike në vend, të cilat prekin si kampionatin “Abissnet Superiore”, ashtu edhe futbollin e moshave.

Klubi i Elbasanit është ndëshkuar për sjelljen e gabuar të tifozëve gjatë ndeshjes së fundit, duke u gjobitur me 1 milion lekë të rinj (10 milionë lekë të vjetra).

Ndërkohë, një masë e fortë disiplinore është marrë edhe ndaj Besës së Kavajës U-19. Ekipi është penalizuar me të njëjtën gjobë financiare dhe, përveç kësaj, ka humbur në tavolinë sfidën ndaj Pogradecit me rezultatin 0-3.

Vendimet e Komisionit të Etikës vijnë në kuadër të masave për ruajtjen e disiplinës dhe mbarëvajtjes së aktiviteteve futbollistike në vend.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës:

"AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke përdorur kore fyese në drejtim të lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

FC Besa U-19, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Parë U-19, kundër KF Pogradeci U-19, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

AF Luftetari U-17, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Parë U-17, kundër KF Pogradeci U-17, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

Në zbatim të neneve 6/3/h dhe 32 të Kodit të Disiplinës dhe Etikës, si dhe bazuar në nenin 27/1 të Rregullores së Veprimtarisë, për shkak të tërheqjes nga zhvillimi i ndeshjeve të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Parë U-17 në më shumë se një rast, AF Luftëtari U-17 përjashtohet nga aktiviteti futbollistik për sezonin 2025–2026, zbritet në një kategori më të ulët dhe penalizohet me zbritjen e 6 (gjashtë) pikëve në sezonin pasardhës.

KF Turbina U-16, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Parë U-16, kundër FC Kinostudio U-16, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

Zyrtari i FC Besa U-15, Kosta Bruca, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i Atletik Klub U-15, Rejan Sadikaj, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i FC Kinostudio U-15, Ensar Balliu, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i FC Kinostudio U-15, Mateo Kurti, për sjellje të dhunshme ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organizuara nga FSHF.

Zyrtari i KF Laçi U-14, Altin Biba, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

AF L. Millo U-15, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, Zona Rajonale Gjirokastër, kundër AF DEA U-15, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

KF Përmeti U-11, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, Zona Rajonale Gjirokastër, kundër AF Flamur Shehu U-11, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

KF Tepelena U-11, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, Zona Rajonale Gjirokastër, kundër AF Argjiro U-11, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

AF Flamur Shehu U-11, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, Zona Rajonale Gjirokastër, kundër Tepelena B U-11, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

Zyrtari i Don Bosko Academy U-13, Erblin Kërnaja, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i KF Burreli U-13, Sokol Fagu, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Pranimin e kërkesës së lojtarit të FC Albanet U-16, Rejan Kurti, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

Rrëzimin e kërkesës së KF Vllaznia Vajza, në lidhje me rishikimin e vendimit nr. 44 datë 08.05.2026, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit."

komisioni i disiplinës elbasani besa u-19 luftëtari

Lini një Përgjigje