TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Maj 2026, 18:23

“Nuk lejoj që të vihem në dyshim”, Marash Kumbulla reagon pas deklaratës së ikonës së Bajernit dhe Sitit

Shkruar nga Pamfleti
“Nuk lejoj që të vihem në dyshim”, Marash Kumbulla
marash kumbulla

Situata e Marash Kumbullës te Majorka është tensionuar pas deklaratave të trajnerit të skuadrës spanjolle, Martin Demiçelis, i cili ka komentuar mungesat e vazhdueshme të mbrojtësit shqiptar nga ekipi.

I pyetur nga gazetarët për gjendjen e Kumbullës, tekniku argjentinas dha një përgjigje që u interpretua si një thumbim ndaj futbollistit kuqezi.

Nuk di asgjë për Marashin. Për atë që kupton, duhen pak fjalë. Nuk di asgjë për të, e megjithatë di shumë”, deklaroi Demiçelis.

Deklarata e trajnerit ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku një pjesë e tifozëve kanë vënë në diskutim angazhimin e Kumbullës me skuadrën. Mbrojtësi shqiptar mungon prej muajsh për shkak të dëmtimeve të përsëritura dhe më herët kishte kërkuar leje nga klubi për t’u trajtuar edhe në aspektin psikologjik.

Kumbulla, i cili është i huazuar nga Roma dhe konsiderohet një nga lojtarët më të paguar të Majorkës, ka dhënë një kontribut minimal gjatë pjesës së dytë të sezonit, kryesisht për shkak të problemeve fizike.

Pas zhurmës së krijuar, vetë futbollisti reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale, duke mohuar çdo aludim për mungesë profesionalizmi apo përkushtimi ndaj klubit.

Mësova nëpërmjet shtypit për disa lajme dhe komente që vënë në dyshim profesionalizmin dhe përkushtimin tim me Majorkën. Nuk lejoj që të vihet në dyshim përfshirja dhe përkushtimi im profesional. Do të ketë një kohë dhe moment që ta sqaroj, por tani të gjitha forcat duhet të jenë të përqendruara te ndeshja e nesërme”, shkroi Kumbulla.

Mbetet për t’u parë nëse situata mes lojtarit dhe klubit do të qartësohet në ditët në vijim, në një moment delikat për Majorkën, që po lufton për mbijetesë në kampionatin spanjoll.

marash kumbulla mbrojtësi i kombëtares shqiptare majorka

Lini një Përgjigje