TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Dhjetor 2025, 14:04

Salah te Bayern? Drejtori sportiv i bavarezëve shuan dilemat

Shkruar nga Pamfleti

Salah te Bayern? Drejtori sportiv i bavarezëve shuan dilemat

Mohamed Salah duket se po përjeton momentet e fundit te Liverpool, ndërsa spekulimet për një largim të mundshëm në janar po intensifikohen. Por një nga emrat më të përfolur si destinacion, Bayern Munich, e ka përjashtuar kategorikisht një skenar të tillë.

Drejtori sportiv i klubit bavarez, Max Eberl, ka hedhur poshtë idenë e transferimit të yllit egjiptian, duke thënë se një lëvizje e tillë nuk përputhet me filozofinë e klubit.

“Do të ishte kundër filozofisë sonë. E respektoj shumë si lojtar dhe mendoj se ka bërë histori te Liverpool, por nuk mund të mbivendosim një lojtar në pozicionin e një talenti si Karl. Do të ishte e dëmshme”, deklaroi Eberl për mediat gjermane.

Ai shtoi me ironi: “Për fatin tim të mirë, ngjarjet e tij të fundit me klubin anglez nuk janë problemi im”.

Në të njëjtën linjë u shpreh edhe legjenda gjermane Sami Khedira, i cili theksoi se një lëvizje e tillë “nuk ka sens”. Sipas tij, Bayern nuk është klubi që ndërton ekipin mbi lojtarë në fund të karrierës.

Nuk është hera e parë që bavarezët refuzojnë një emër të madh. Cristiano Ronaldo, dikur në kërkim të një skuadre pas largimit nga Juventusi dhe Manchester United, iu ofrua klubit gjerman, por përgjigjja ishte e njëjtë: jo paga marramendëse dhe jo emra të mëdhenj që kanë kaluar kulmin.

Lini një Përgjigje