TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Dhjetor 2025, 23:07

Arsenali rikthehet te fitorja, një gol në “frymën e fundit“ i jep 3 pikët ‘topçinjve’

Shkruar nga Pamfleti

Arsenali rikthehet te fitorja, një gol në “frymën e

Arsenali është rikthyer te fitorja në Premier Ligë, pais ka mundur në “Emirates” 2-1 Ullverhempton, për javën e 16. Një fitore shumë e vuajtur për “Topçinjtë” ndaj një ekipi që renditet në vendin e fundit dhe numëron vetëm 2 pikë pas 16 javësh.

Rezultati u zhbllokua fillimisht nga autogoli i Xhonston në minutën e 70. Bukajo Saka krosoi nga goditja e këndit, topi u përplas në traversë, shtyllë dhe më pas në kokën e portierit mik dhe përfundoi në rrjetë.

Në minutën e 80 hyri në fushë Gabriel Zhesus në vend të Giokeres. Braziliani u rikthye në fushë pas thuajse 12 muajsh, nga dëmtimi që pësoi rreth një vit më parë. Në minutën e 90, ndodhi befasia e madhe. Tolu Arokodar shënoi me kokë, pasi devijoi në rrjetë në mënyrën e duhur, goditjen e Mateus Mane.

Në minutën e tretë shtesë, Saka krosoi në zonë, godet Gabriel Zhesus, por në fund ishte goditja me kokë e mesfushorit të Ullverhempton, Xherson Moskera, që e dërgoi topin në rrjetë, duke u bërë autogoli i dytë për sot. Arsenali fiton përfundimisht 2-1.

Pavarësisht se ishte një ndeshje zhgënyjese për londinezët, në fund rëndësi kanë pikët. Pas kësaj fitoreje, Arsenali shkon në kuotën e 36 pikëve, 5 pikë më shumë se ndjekësi më i afërt që është Mançester Siti, i cili luan nesër në transfertë ndaj Kristal Palas.

arsenal ullverhempton premier liga

Lini një Përgjigje