TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Dhjetor 2025, 22:27

Sherr në fushë në fund të ndeshjes Teuta-Tirana, ndërhyjnë stafet; mbledhje urgjente nga të dy ekipet (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Sherr në fushë në fund të ndeshjes Teuta-Tirana,

Ndeshja mes Teutës dhe Tiranës në “Niko Dovana” është mbyllur me barazimin 1-1, por edhe me momente shumë të tensionuara.

Pasi gjyqtari vërshëlleu fundin e takimit, kishte përplasje mes futbollistëve të të dyja skuadrave në fushë dhe pati po ashtu momente tensioni, aq sa u desh ndërhyrja e stafeve për të shmangur situatën që mund të përshkallëzohej më tej.

Rezultati në fund nuk kënaqi asnjë nga dy skuadrat dhe kjo u pa edhe nga fakti që në të dy kampet kishte mbledhje urgjente në dhomat e zhveshjeve. Drejtuesit e Teutës dhe Tiranës kishin takime me futbollistët e ekipeve përkatëse pas mbylljes së sfidës, si një sinjal ndaj skuadrës në fund të një ndeshjeje ku qartësisht të dyja palët pritnin më shumë.

teuta tirana

Lini një Përgjigje