
Barcelona ka fituar 2-0 ndaj Osasunës në “Camp Nou”, për javën e 17 në La Liga. Rasti kryesor ishte ai i minutës së 23, ku Ferran Torres shënoi me kokë, duke të kujtuar golin e famshëm të Leo Mesit në finalen e madhe të Champions League ndaj Mançester Junajtid. Megjithatë festa e Torres shkoi kot, goli u anulua pas ndërhyrjes së VAR-it, për një pozicion jashtë loje milimetrik të Rafinjës, pas goditjes së këndit.
Vlen për t’u theksuar dhe të paktën dy pritjet vendimtare të Joan Garsias, që shpëtuan katalanasit në pjesën e parë. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, 0-0 u mbyll pjesa e parë. Goli i çlirimit për katalanasit erdhi në minutën e 70, ku Rafinja shënoi përmes një goditjeje qendrore, pas asistit të marrë nga Pedri.
Në minutën e 86 ishte sërish Rafinja që shënoi golin e dytë dhe vulosi fitoren e Barcelonës. Braziliani dërgoi topin në rrjetë, pas një krosimi të devijuar të Xhul Kunde dhe Rafinja u gjend në vendin e duhur për të shënuar. Pas kësaj fitoreje, Barcelona rriti akoma edhe më shumë presionin ndaj Realit të Madridit, duke e çuar diferencën në 7 pikë momentalisht.
Lini një Përgjigje