TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Dhjetor 2025, 18:05

Liverpuli lë pas makthin dhe rikthehet te fitorja me Salah protagonist, Çelsi nuk fal në shtëpi

Shkruar nga Pamfleti

Liverpuli lë pas makthin dhe rikthehet te fitorja me Salah protagonist,

Kanë përfunduar dy nga tkaimet e javës së 16 në Premier Ligë. Në “Anfield Road”, Liverpuli fitoi 2-0 ndaj Brajtonit. Hugo Ekitike shënoi që në minutën e parë, pas një topi të larguar keq nga miqtë dhe pasimit me kokë të Xhoe Gomez.

Në minutën e 26 Xhoe Gomez u dëmtua dhe në vendin e tij hyri Mohamed Salah. Egjiptiani la pas tensionin e krijaur fundjavësn e kaluar pas barazimit dramatik 3-3 ndaj Lidsit dhe u rikthye në fushë, edhe pse sot nuk ishte projektuar si titullar.

Pjesa e parë u mbyll 1-0 për të kuqtë. Në minutën e 60, Salah krosoi nga këndi, Hugo Ekitike i pambuluar në zonë, shënoi me kokë golin e dytë. Pas kësaj fitoreje, Liverpuli renditet në vendin e gjashtë me 26 pikë, ndërkohë që Brajtoni mbetet në vendin e 9 me 23 pikë.

Në “Stamford Bridge”, Çelsi bëri detyrën duke fituar 2-0 ndaj Evertonit. Rezultati u zhbllokua nga goli i Kol  Palmer në minutën e 20, pas asistit fantastik të Malo Gusto. Në fund të pjesës së parë, Malo Gusto dyfishoi shifrat pas asistit të Pedro Neto. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund.

Pas kësaj fitoreje, Çelsi mban vendin e 4 me 28 pikë, ndërsa Evertoni në vendin e 8 me 24 pikë.

liverpul brajton çelsi everton premier liga

Lini një Përgjigje