TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Dhjetor 2025, 16:45

Dëmtimet e shpeshta i ulin vlerën e kartonitt Armando Brojës, ja sa vlerësohet tani sulmuesi kuqezi

Shkruar nga Pamfleti

Dëmtimet e shpeshta i ulin vlerën e kartonitt Armando Brojës, ja

Dëmtimet mbeten makthi më i madh për Armando Brojën, një super talent, por që për fat të keq po përjeton një periudhë shumë të vështirë, ku pjesën më të madhe të kohës po e kalon në infermieri. Dikur Broja ishte lojtari më vlerën më të lartë në përfaqësuese, por çmimi i tij në tregun e transferimeve ka pësuar një rënie drastike.

Aktualisht, në përditësimin e fundit të bëra publik nga “Transfermarkt”, kartoni i Brojës vlerësohet me 10 milionë euro. Vetëm në 2 muajit e fundit, vlera e Brojës ka renë me 4 milionë euro. Vlerën më të lartë të kartonit, “bomberi” kuqezi e ka pasur në vitin 2022, kur ishte pjesë e Çelsit, në atë periudhë Broja vlerësohej me 30 milionë euro.

Pikërisht vlera e tij shumë e lartë e kartonit dhe besimi që kishte Çelsi te sulmuesi kuqezi, u kthye në një pengesë të fortë për çdo ekip që kërkonte shërbimet e tij. Që nga jo periudhë, dëmtimet e shumta shoqëruan karrierën e tij duke bërë që brenda 3 vitesh, kartoni i Brojës të pësonte një rënie me 20 milionë euro. Që nga viti 2023, Broja ka ndryshuar tre ekipe, Fulhami, Evertoni dhe së fundmi Bërnli.

armando broja sulmuesi i kombëtares

Lini një Përgjigje