
Laçi ka mposhtur Skënderbeun me shifrat 2-1 në supersfidën e javës së 16 në Kategorinë e Parë.
Sfida u zhbllokua fillimisht nga vendasit me golin e Myrtës në minutën e 11 dhe më pas Bibo u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë duke dyfishuar shifrat. Taleb dhe Gjata dolën me kartonë të kuq duke i lënë skuadrat me nga 10 lojtarë. Kështu u mbyll pjesa e parë në Laç.
Në të dytën u ndez edhe më tepër sfida me gol dhe penalti të anuluar, karton të kuq dhe me golin e Ukicit për Skënderbeun. Pavarësisht të gjithave, triumfuan kurbinasit duke shkurtuar diferencën me kryesuesit me 4 pikë.
Në ndeshjet e tjera të Kategorisë së Parë, Pogradeci mori 3 pikë të rëndësishme përballë Kukësit, falë dygolëshit të realizuar nga Pius në minutat 5 dhe 20.
Korabi triumfoi në transfertën e Apolonisë me shifrat e pastra 3-0. Golat erdhën nga Xhika në minutën e 6, në minutën e 68 nga Morina dhe në minutën e 79 me penallti nga Marku.
Iliria me Luftëtarin u ndanë në “paqe” me rezultatin 1-1, ndërsa dueli Burreli-Kastrioti nuk prodhoi gola.
Lini një Përgjigje