
Torino mundi 1-0 Kremonezen, duke marrë 3 pikë të rëndësishme në Serinë A. Goli vendimtar në këtë takim erdhi në minutën e 27, me Niko Vlasiç, që shfrytëzoi në maksimum një asist të Zapatës.
Titullarë për skuadrën nga Torino ishin edhe lojtarët e kombëtares, Ardian Ismajli dhe Kristjan Asllani. Pjesa e dytë ishte me ritëm të kënaqshëm, por rezultati mbeti i pandryshueshëm deri në fund.
Torino luan në Reggio Emilia ndaj Sassuolos sfidën e raundit tjetër, ndërsa Kremoneze përballet me Lacion në kryeqytet.
Lini një Përgjigje