TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Dhjetor 2025, 17:09

Medon Berisha rrezikon “play off”-in e Botërorit, Ylber Ramadani: Më vjen keq, ishte vëllai im i vogël, shpresoj të mos jetë dëmtuar

Shkruar nga Pamfleti

Medon Berisha rrezikon “play off”-in e Botërorit, Ylber

Ylber Ramdani ishte titullar në sfidën që Leçe fitoi 1-0 ndaj Pizas në Serinë A. Mesfushori i Kombëtares së bashku me Medon Berishën luajnë në mesin e fushës, por për Berishën kjo sfidë ishte “fatëkeqe”, pasi u dëmtua dhe la fushën e lojës me barrelë, duke vënë në rrezik edhe "play off"-ine  Kupës së Botës.

Ndërkohë Ramadani ka folur pas kësaj fitoreje, duke prekur edhe dëmtimin e shokut të Kombëtares. Ish-futbollisti i Partizanit shpreson që Berisha të mos ketë dëmtim serioz, ndërsa sa i përket sfidës, nënvizoi se ishte shumë e rëndësishme kjo fitore.

Kjo ndeshje ishte e rëndësishme për ne sepse vlente gjashtë pikë. Më vjen keq për Berishën sepse është vëllai im më i vogël, shpresoj të mos jetë dëmtuar.

Trajneri flet gjithmonë me mua dhe me Falkonen për të ndihmuar shokët e ekipit. Grupi këtë vit është fantastik, e njoh mirë ambientin. Kur luan mirë, tifozët të mbështesin gjithmonë. Sot ndeshja ishte në duart tona, që nga minuta e parë kemi qenë gjithmonë aty. Pas golit e menaxhuam mirë avantazhin. Kur gaboj, jam i pari që marr përgjegjësitë e mia. Pas ndeshjes me Kremonezen nuk kam fjetur për shkak të faullit që çoi në penallti.

Dje isha i lumtur për skuadrën. Përpiqem t’i ndihmoj të gjithë dhe të vrapoj për të gjithë. Vrapoj për shokët e mi të ekipit sepse dua të fitoj bashkë me ta. Kur shoh që po luajmë mirë, kërkoj mbështetjen e tifozëve. Gjithmonë shkoj t’i përshëndes tifozët, sepse luajmë gjithmonë për ta”, ka theksuar mesfushori i Kombëtares.

ylber ramadani mesfushori shqiptar leçe

Lini një Përgjigje