
Partizani ka fituar në shtëpi përballë Flamurtarit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 16 të Abissnet Superiore. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Arena e Demave”, përfundoi me shifrat 2-1.
Për të kuqtë, autorët e golave ishin Vusal Isgandarli dhe dibrani Xhuliano Skuka. Në krahun tjetër golin e vetëm për vlonjatët e shënoi ish-i i kuq, Herald Marku, por humbja nuk u shmang.
Kështu, të kuqtë ngjiten në vendin e 5 me 23 pikë, 2 më pak se Vllaznia e “Final Four”. Në krahun tjetër, me vetëm 13 pikë, Flamurtari mbetet në vendin e 9 (parafundit).
Në ndeshjen tjetër, Elbasani mposhti Vorën me rezultatin 1-0. Verdheblutë hakmerren ndaj skuadrës së Bellajt për humbjen në fazën e parë. Goli i vetëm i sfidës që i dhuroi 3 pikët Elbasanit erdhi nga Ze Gomesh në minutën e 94 me parabolë.
Gjatë ndeshjes nuk pati shumë raste nga skuadrat, edhe pse të dyja luftuan për golin e avantazhit. Me këtë fitore skuadra e Gvozdenoviçit mbron kreun duke u renditur të parët me 32 pikë.
Lini një Përgjigje