
Liverpuli u rikthye sot te fitorja në Premier Ligë, pasi mundi Brajtonin me rezultatin e pastër 2-0 në “Anfield Road”. Mohamed Salah ishte në stol, por u fut në fushë që në minutën e 26, si zëvendësues në vend të Xhoe Gomez, i dëmtuar.
Egjiptiani dha asist në golin e dytë te Hugo Ekitike, duke krosuar nga goditja e këndit. Në fund të ndeshjes, Salah qendroi më gjatë nga të tjerët në fushë, duke shijuar duartrokitjet e gjata të tifozëve të pranishëm në “Anfield Road”.
Menjëherë pas këtij gjesti shumë të bukur, disa nga mediat paralajmërojnë se Salah mund të jetë përshëndetur sot përfundimisht me tifozët e Liverpulit, para se të grumbullohet me Egjipitin për Kupën e Afrikës dhe në janar mund të largohet diku tjetër, pas situatës së tensionuar me trajnerin Arne Slot dhe drejtuesit e klubit.
Mo Salah the last player on the pitch for Liverpool. He takes his time applauding the Kop. pic.twitter.com/3cSPP8caFK
— Beth Lindop (@beth_lindop) December 13, 2025
Lini një Përgjigje