TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Dhjetor 2025, 21:41

Tirana merr një pikë shprese, bardheblutë “frenojnë” Teutën të ngjitet në ‘TOP 4’

Shkruar nga Pamfleti

Tirana merr një pikë shprese, bardheblutë

Teuta dhe Tirana u ndeshën sonte në “Niko Dovana”, për javën e 16- në Abissnet Superiore. Bardheblutë e drejtuar nga Ardian Nuhiu e nisën shumë mirë takimin, duke gjetur golin që në minutën e 4, pas një kundërsulmi të shpejtë dhe kombinimit perfekt Falaje-Ndong, mbrojtësi dërgoi topin në rrjetë.

Në minutën e 24, Tirana gjeti sërish golin me nigerianin Falaje, por që u anulua për pozicion jashtë loje, gjë që u konfirmua edhe nga VAR.

Në minutën e 30, një ish-bardheblu ndëshkoi Tiranën, Mario Beshiraj u tregua i saktë nga penalltia, e fituar nga estoniani Jurgnes, pas një kontakti brenda zonës me Kleandro Lleshin. Pjesa e parë u mbyll me shifrat 1-1.

Në pjesën e dytë ndodhi një situatë aspak e zakontë. Fillimisht Tirana refuzoi të dilte në fushë, si shenjë proteste ndaj vendimeve të arbitrit, por pas disa minutash bardheblutë ndërruan mendje dhe zbritën në fushë.

Pjesa e dytë nuk solli ndryshim të rezultatit, Teuta-Tirana u nda në barazim 1-1. Teuta renditet në vendin e 5 me 24 pikë, ndërsa Tirana e fundit me 8 pikë.

teuta tirana abissnet superiore

Lini një Përgjigje