
PSG ka fituar 2-3 në transfertën ndaj Metzit, e vlefshme për javën e 16 në Ligën 1. Rezultati u zhbllokua në minutën e 31, Li Kang-In krosoi, Gonçalo Ramos shënoi me kokë.
Parizienët gjetën golin e dytë në minutën e 38, me 18-vjeçarin, Kuentin Djantu, i cili shënon pas asistit të 17-vjeçarit, Ibrahim Mbaje. Vendasit ngushtuan shifrat në minutën e 42, me golin e bukur të Xhesi Deminge, i cili shënoi me një goditje të fuqishme në kufijtë e zonës së rreptësisë.
Në pjesën e dytë, parizienët gjetën golin e tretë në minutën e 63, Dezajër Due, shënoi pas një kundërsulmi të shpejtë dhe asistit të Ibrahim Mbaje, i dyti për këtë takim.
Në minutën e 80, Tsitaishvili ngushtoi sërish shifrat për vendasit, me një goditje të fortë brenda zonës. PSG vuajti në minutat e fundit, por fitoi 2-3 dhe ngjitet momentalisht në krye me 36 pikë, dy pikë më pak se Lens i vendit të dytë, që përballet nesër me Nsën.
Lini një Përgjigje