
Bërnli i Armando Brojës është zhytur në një krizë të thellë rezultatesh, teksa mbrëmjen e sotme u mposht me shifrat 2-3, në duelin ndaj Fulhemit të vlefshëm për raundin e 16 të Premier Ligës.
Interesant është fakti se ndeshja e fundit që Broja luante titullar në kampionat, daton më 7 maj 2022, asokohe ishin vitet e arta të sulmuesit shqiptar me fanelën e Sauthemptonit.
Për sa i përket duelit të sotëm, Broja regjistroi dy gjuajtje në kuadrat, por pa mundur të shkonte te goli.
Kjo ishte disfata e 12 në 16 javë për ekipin e shqiptarit, që është katapultuar në vendin e parafundit me 10 pikë. 5 më pak se Notinghami i vendit të 17.
Ku e ka talentib ky mor amon... edhe të hidhen n'fyt robt për kët: "Broja titullar thonë! Pff, long groshi.