
Kristian Shpendi është rikthyer te goli në Serinë B italiane, teksa tundi rrjetën mbrëmjen e sotme me fanelën e Çezenës në duelin ndaj Mantovës. Miqtë shënuan 2 herë me Rouço dhe Artiolin në minutat 17 dhe 25, ndërkohë që bomberi shqiptar ngushtoi shifrat në 1-2 në minutën e 42.
22-vjeçari konfirmoi edhe njëherë se është vrastar brenda zonës, duke mos falur. Goli i Shpendit i hapi rrugë baraspeshës 2-2 në minutën e 54, pas autogolit të Kastelinit. Përmbysje e çmendur për bardhezinjtë me Frabotën që realizoi në minutën e 78.
Për sulmuesin shqiptar ky ishte goli i 6 në 16 javë kampionat, si dhe ka arritur të dhurojë edhe 2 asiste. Shpendi rikthehet kështu te goli pas 3 ndeshjesh radhazi pa shënuar.
Lini një Përgjigje