TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Dhjetor 2025, 22:47

Atalanta bën detyrën në shtëpi; bergamaskët mposhtin Kaljarin, por janë ende shumë larg zonës së Europës

Shkruar nga Pamfleti

Atalanta bën detyrën në shtëpi; bergamaskët mposhtin

Atalanta ka fituar 2-1 ndaj Kaljarit në Bergamo, për javën e 15 në Serinë A. Bergamaskët e nisën shumë mirë takimin, duke gjetur golin që në minutën e 10 me Xhanluka Skamaka, i cili devijoi me finte drejt rrjetës topin e goditur nga Davide Zapakosta. Pjesa e parë u mbyll 1-0 për vendasit.

Kaljari barazoi shifrat 1-1 në minutën e 75, pas një kombinimi fantastik mes Xhanluka Gaetanos dhe Sebastiano Espozitos, ku mesfushori dërgoi topin në rrjetë.

Megjithatë, vendasit nuk u demoralizuan dhe gjetën sërish avantazhin në minutën e 82 me Xhanluka Skamaka, goli i pestë për të në këtë sezon në Serinë A. 26-vjeçari tentoi të shënonte me rroveshatë herën e parë, por nuk ia doli. Megjithatë, ia doli më së miri të fuste topin në rrjetë.

Pas kësaj fitoreje, Atalanta ngjitet në vendin e 11 me 19 pikë, ende shumë larg zonës së Europës. Kaljari mbetet në vendin e 16 me 14 pikë.

atalanta kaljari seria a

Lini një Përgjigje