TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Janar 2024, 16:17

“Qaja çdo moment, Covid-19 ndikoi në jetën time”, Tierri Henri: Kam vuajtur depresionin

Shkruar nga Pamfleti

“Qaja çdo moment, Covid-19 ndikoi në jetën time”,

Ish-sulmuesi Tierri Henri padyshim konsiderohet si një prej lojtarëve më të mirë në historinë e futbollit, teksa fitoi Kupën e Botës me Francën në vitin 1998.

Por së fundmi zbuloi se ka vuajtur depresionin në kohën kur ishte futbollist dhe se gjithashtu periudha e izolimit nga COVID-19 e bëri shumë të ndjeshëm aq sa nuk i mbante lotët.

Gjatë karrierës sime kam qenë në depresion, por nuk e kam kuptuar. Nuk kam bërë asgjë për ta kaluar atë gjendje, thjesht jam përshtatur. Kam gënjyer për një kohë të gjatë pasi e dija se shoqëria nuk ishte gati për të dëgjuar atë që unë kisha për të thënë. Periudha e COVID-it më bëri shumë të ndjeshëm. Isha i izoluar dhe për një vit nuk munda të takoja fëmijët e mi. Qaja thuajse çdo ditë pa pasur një arsye konkrete, besoj se ishin lot që ishin mbledhur prej shumë kohësh. Kisha nevojë të çlirohesha dhe kuptova se ishte ai Henri i vjetër që po qante. Po qaja për çdo moment të kaluar ku isha munduar të tregohesha i fortë”, u shpreh Henri.

tierri henri ish-futbollisti francez

Lini një Përgjigje