TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Janar 2024, 15:31

Hyri në fushë dhe goditi portierin kundërshtar, babai i binjakëve Shpendi merr dënimin shembullor në Itali

Shkruar nga Pamfleti

Hyri në fushë dhe goditi portierin kundërshtar, babai i

Babai i futbollistëve binjakë shqiptarë, Stiven dhe Kristian, Liman Shpendi u fut në fushë dhe goditi me grusht portierin e Olbias, Filipo Rinaldi, teksa video e kësaj ngjarjeje u bë virale.

Portieri gjatë ndeshjes dëmtoi në kokë lojtarin shqiptar Kristian Shpendi dhe babai i 20-vjeçarit nuk mundi t’i përmbante nervat. Edhe pse kërkoi falje për gjestin e shëmtuar, Liman Shpendi nuk i ka shpëtuar drejtësisë italiane që ka vendosur ta përjashtojë për tre vite nga impiantet sportive.

Në këtë formë, për tre vitet e ardhshme Liman Shpendi është i detyruar që djemtë e tij, Kristian Shpendi pjesë e Çezenas dhe Stiven Shpendi pjesë e Empolit në Serinë A, t’i ndjekë vetëm nga televizioni, pasi në tribuna do ta ketë të pamundur. Të dy futbollistët janë pjesë e Kombëtares shqiptare U-21.

liman shpendi babai i kristian dhe stiven shpendi

Lini një Përgjigje