TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Janar 2024, 20:21

“Lamtumirë Perandor”, presidenti Duka nderon Franz Beckenbauer: Ishte simbol i kësaj loje

Shkruar nga Pamfleti

“Lamtumirë Perandor”, presidenti Duka nderon Franz Beckenbauer:

Presidenti i Federatës Shqiptare të  Futbollit, Armand Duka, ka reaguar lidhur me ndarjen nga jeta të legjendës së futbollit, Franz Beckenbauer.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Duka ka vlerësuar Beckenbauer-in për gjithçka që ai ka dhënë në fushën e blertë, teksa e mbylli shkrimin e tij me fjalët: “Lamtumirë “Perandor”, faleminderit…”.

Bota e futbollit, Gjermania dhe tifozët humbën sot një prej simboleve të kësaj loje të mrekullueshme. Shkëlqimi i futbollit gjerman dhe ylli botëror Franz Beckenbauer u nda nga jeta duke lënë pas një trashëgimi të madhe. Ai u shndërrua në legjendë. Fitoi titujt kampion i Europës dhe i Botës si futbollist, ndërkohë që fitoi Botërorin edhe si trajner në vitin 1990. Në nivel klubesh fitoi gjithçka me Bajernin e Mynihut si edhe dy “Topa të Artë”, diçka e rrallë për një mbrojtës. Beckenbauer mbetet në kujtesë si një nga lojtarët më elegantë dhe më të papërsëritshëm në historinë e futbollit. Figurë emblematike, jo vetëm për Gjermaninë, por edhe për Europën, që gëzonte një popullaritet të jashtëzakonshëm, i pagëzuar me nofkën “Der Kaiser”. Lamtumirë “Perandor”, faleminderit për gjithçka i ke dhënë futbollit!”, shkruan Duka.

duka beckenbauer

Lini një Përgjigje