TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Janar 2024, 22:37

Dybala mendon largimin nga Italia, Chelsea avancon kontaktet me ‘yllin’ argjentinas!

Shkruar nga Pamfleti

Dybala mendon largimin nga Italia, Chelsea avancon kontaktet me

Sulmuesi argjentinas, Paulo Dybala mund të bëhet blerja e radhës për Chelsea, sipas asaj që raportohet nga “Tuttomercatoweb”.

Klubi anglez ka treguar interesim  të lartë për sulmuesin argjentinas, duke hedhur sytë nga klauzola e tij e lirimit e cila do të jetë e disponueshme deri më 15 janar.

Sipas raportimeve thuhet se Chelsea është në bisedime të avancuara me Romën dhe është gati të plotësojë shumën prej 15 milionë euro, vlera e klauzolës së lirimit të Dybala.

Përpjekjet e klubit anglez për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Romës janë intensifikuar, ku madje janë kryer edhe kontakte të drejtpërdrejta me përfaqësuesit e lojtarit.

chelsea dybala

Lini një Përgjigje