
Një tjetër shqiptar së shpejti mund t’i bashkohet elitës së futbollit italian, edhe pse ende nuk ka luajtur asnjë ndeshje me Kombëtaren kuqezi. Bëhet fjalë për Roko Vatën, djalin e ish-kapitenit të Shqipërisë, Rudi Vata, që shihet si një nga talentet më premtues në Europë.
18-vjeçari ka shkëlqyer me të rinjtë e Sëlltikut në Skoci dhe disa herë madje është grumbulluar dhe në skuadrën e parë. Kjo gjë ka zgjuar interesin e disa klubeve në Europë dhe këtë gjë e ka konfirmuar vetë eksperti i merkatos, Fabricio Romano.
???????????????? Excl: Bologna are interested in Celtic 18 year old talent Rocco Vata as potential opportunity for the January transfer window.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 8, 2024
Talks expected to take place soon and more will follow as interest in Irish talent is now growing. pic.twitter.com/9Yod8p4nt9
Sipas tij, në garë për të është Bolonja, e cila po bën gati një ofertë për të bindur “keltët” që në janar. Skuadra e drejtuar nga Tiago Mota për momentin ndodhet në vendin e pestë në Serinë A, vetëm 1 pikë larg zonës Champions, ku synon të marrë pjesë sezonin e ardhshëm.
Lini një Përgjigje