
Përfundon sfida mes Nisës dhe PSG-së. Parizienët kanë marrë një fitore të pastër me rezultatin 0-2. Golat u shënuan nga Mesi në pjesën e parë pas një aksioni të rrjedhshëm me argjentinasin që goditi me të parën për ta çuar topin në rrjetë.
“Pleshti” i ka lënë “targën” Kristiano Ronaldos. Ylli argjentinas ka shënuar golin e 702 në 846 ndeshje të luajtura në Europë, duke u bërë kështu golashënuesi më i mirë i kontinentit Europian.
36-vjeçari ka parakaluar rivalin historik Kristiano Ronaldo, që është ndalur në kuotën e 701 golave në 949 ndeshje të luajtura në Europë. Me transferimin e Ronaldos në Arabinë Saudite, Mesi ka shansin e artë që të thellojë diferencën e golave.
Në pjesën e dytë Ramos dyfishoi shifrat me një gol me kokë pas një krosi nga goditja e këndit. Me këtë fitore PSG-ja shkon në kuotën e 69 pikëve dhe rikthehen të tre pikët pas dy javëve me rezultate negative.
Vijarreali ka befasuar Realin e Madridit në “Santaiago Bernabeu”. “Nëndetësja e verdhë” mposhti ekipin e Ançelotit me rezultatin 2-3. Sfida ishte spektakolare, sepse ekipi mik përmbysi gjithçka në pjesën e dytë. Pau Torres shënoi i pari, por në portën e vet duke i dhënë avantazhin ekipit të Realit. Çukueze barazoi shifrat dhe pjesa e parë u mbyll në baraspeshë.
Në pjesën e dytë ishte Vinisius ai që shënoi një supergol duke kaluar përpara sërish ekipin e “Los Blancos”. Por më pas gjithçka ndryshoi. Morales barazoi sërish në 2-2 në minutën e 70.
13 minuta më vonë, Çukueze shënoi sërish një supergol nga distanca duke kthyer rezultatin dhe duke i dhënë fitoren Vijarrealit.
Lini një Përgjigje