TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Prill 2023, 19:53

Sherr mes trajnerëve italianë në Premier Ligë, Stelini dhe De Zerbi qetësohen vetëm pasi përjashtohen nga arbitri (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Sherr mes trajnerëve italianë në Premier Ligë, Stelini dhe

Ndeshja e sotme në Premier Ligë mes Totenhemit dhe Brajtonit, ka shënuar disa episode shumë interesante përtej asaj që dhuruan skuadrat në fushën e lojës. Në pankinën e të ekipeve ishin trajnerë italianë, me Kristian Stelinin nga njëra anë dhe Roberto De Zerbin në tjetrën. Të dy, duket se nuk kanë shumë miqësi mes tyre.

Që në fillimin e ndeshjes, duke i shtrënguar dorën njëri-tjetrit pas daljes së skuadrave në fushë, dy italianët filluan të ziheshin. Stelini, i cili ka qenë ndihmësi i Kontes, i thotë diçka De Zerbit dhe më pas mundohet të justifikohet me fjalët “të bëra vetëm një kompliment”. Por homologu i tij nuk e pëlqeu një gjë të tillë dhe nuk u kursye në kritika pa filluar mirë ndeshja.

Më pas, tensioni në pankinat e të dy skuadrave ishte i dukshëm edhe në vijimin e sfidës dhe pas protestave dhe përplasjeve verbale të vazhdueshme, në pjesën e dytë, gjyqtari nuk duroi më dhe i largoi të dy me karton të kuq. Kështu, ai mbylli para kohe sfidën mes italianëve, të cilën sa i përket rezultatit  në fushën e lojës, e fitoi Stelini pasi Totenhemi i tij triumfoi 2-1.

stelini de zerbi trajnerët italianë

Lini një Përgjigje