TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Prill 2023, 18:57

Rikthimet janë gjithmonë të bukura, babai i Mesit takim “kokë më kokë” me presidentin e Barcelonës

Shkruar nga Pamfleti

Rikthimet janë gjithmonë të bukura, babai i Mesit takim

Rikthimet janë gjithmonë të bukura. I tillë do të ishte edhe ai i Lionel Mesit te Barcelona. Fansat katalanas duhet vërtetë ta besojnë këtë gjë, të paktën sipas asaj që shkruhet në të përditshmen online të “Marca”-s.

Mosmarrëveshjet në PSG mund të peshojnë shumë, me të ardhmen e “Pleshtit” në Paris që mbetet për t’u parë.

Sipas asaj që shkruhet në këtë javë ka patur një takim mes presidentit të Barcelonës, Joan Laporta dhe Horge Mesit, babait dhe agjentit të yllit argjentinas. Takimi mes palëve ka zgjatur gjysmë ore, por nuk është folur për asnjë marrëveshje, nuk është prekur ekzaktësisht tema e një rikthimi të mundshëm, por besohet se janë hedhur themelet për të ardhmen.

Fakti që te Barça është trajner Çavi  flet vetë, pasi dihet raporti miqësor i tyre.

lionel mesi barcelona horge mesi

Lini një Përgjigje