TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Prill 2023, 18:36

Gol që ngriti “peshë” stadiumin, Eneo Bitri ndihmon skuadrën për mbijetesën në elitën e futbollit çek

Shkruar nga Pamfleti

Gol që ngriti “peshë” stadiumin, Eneo Bitri ndihmon

Eneo Bitri ka shënuar sot golin e tij të parë në kampionatin çek të futbollit, ku u transferua në janar për t’iu bashkuar skuadrës së Banik Ostravës. Mbrojtësi shqiptar ka gjetur rrugën e rrjetës në një duel shumë delikat për ekipin e tij, i cili aktualisht gjendet në zonën e ftohtë të klasifikimit dhe rrezikon rënien.

Për shkak të dëmtimeve që ka pësuar në këto javë, kjo e sotmja ndaj Slovaçko ishte vetëm ndeshja e pestë që ka luajtur Bitri me Ostravën në kampionat që kur u transferua nga Partizani.

Në minutën e 30 të ndeshjes ai la shenjën e tij, pasi shënoi pas zhvillimit të një goditje këndi golin e  avantazhit të përkohshëm 1-0 për skuadrën e tij.

Goli i Bitrit rezultoi vendimtar për fatin e ndeshjes, pasi Ostrava fitoi me shifrat 1-0 dhe bëri një hap të rëndësishëm për të luftuar për mbijetesën.

eneo bitri mbrojtësi shqiptar banik ostrava kampionati çek

Lini një Përgjigje