TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Prill 2023, 18:12

Lampard e nis me humbje, Volves “kafshon” Çelsin, Totenhem fiton me Kejn, degjeneron sherri mes trajnerëve

Shkruar nga Pamfleti

Lampard e nis me humbje, Volves “kafshon” Çelsin, Totenhem

Trajner i ri, Çelsi i vjetër. Edhe pse “Blutë e Londrës” larguan teknikun Graham Poter dhe afruan në pankinë Lampard, ky ndërrim nuk ka dhënë efekt të menjëhershëm, pasi londinezët u mundën 1-0 nga Volverhampton në transfertë nga një gol fantastik i Nunjez pas gjysmë ore lojë.

Çelsi konfirmon edhe një herë se ky sezon është për t’u harruar. Vetëm vendi i 11 në tabelë për londinezët, një pozicion më mirë sesa “Ujqërit” e Volves.

Totenhemi u kthye te triumfi në kampionat, pasi mposhti 2-1 Brajtonin. Son realizoi që në minutën e 10, por mysafirët gjetën forcën të barazonin me Dank brenda fraksionit.

Tensioni u rrit kur stafet teknike të dy skuadrave kaluan në përplasje fizike pas disa mosmarrëveshjeve. Një përplasje që çoi në ndëshkimin me karton të kuq të të dy trajnerëve.

Edhe pse trajneri i “Spërsat”, Stelini, duket nga pamjet se nuk është përfshirë në këtë përplasje, arbitri i ndeshjes vendosi ta ndëshkonte gjithsesi duke shkaktuar edhe befasinë e tij.

Në minutat e fundit, i zakonshmi Kejn nxori “Spërsat” nga balta. Totenhemi renditet në vendin e 5, ndrërsa Brajtoni mban vendin e 7.

totenhem Çelsi premier liga

Lini një Përgjigje