
Mesditën e sotme janë zhvilluar 5 sfidat e para të javës së 27 të Bundesligës Gjermane, ku padyshim surprizat dhe spektakli nuk kanë munguar.
Bajerni i Mynihut ka marrë “hak” ndaj Frajburgut, pas eliminimit nga Kupa e Gjermanisë mbrëmjen e së martës. Në “Europ-Park Stadion”, “bavarezët” trifumfuan me rezultatin minimal 0-1.
Protagonisti absolut i sfidës ishte mbrojtësi holandez Matajs De Ligt, i cili pas një pasimi të bukur nga Jamal Musiala shokoi portierin e vendasve me një goditje nga 25 metra, duke e çuar topin në rrjetë në minutën e 52 të sfidës.
Në krahun tjetër, në “Signal Iduna Park”, Borusia e Dortmundit ka rigjetur ecurinë pozitive në kampionat pas disfatës dramatike të javës së shkuar ndaj Bajernit, teksa kanë arritur të triumfojnë me rezultatin 2-1 ndaj rivalëve të vendit të 3, Unioni i Berlinit.
“Verdhezinjtë” gjetën avantazhin të parët me “tulipanin”, Doniell Malen, i cili “çau” rrjetën e “berlinezëve” në minutën e 28 të sfidës.
Miqtë barazuan rezultatin në minutën e 61 falë golit të Behrens, por super Jusufa Moukoko në minutën e 79 i dha fitoren vendasve duke mos i larguar nga gara për titullin kampion.
Kështu, pas këtyre rezultateve, Bajerni i Mynihut ngjitet në kuotën e 58 pikëve dhe pozicionohet në vendin e parë të renditjes me 56 pikë. Vetëm 2 më pak se “bavarezët”, në vendin e 2 të tabelës pozicionohen “verdhezinjtë” e Borusias së Dortmundit, ndërsa Unioni i Berlinit dhe Frajburgu mbeten në vendin e 3 dhe të 4 me nga 51 dhe 47 pikë respektivisht.
Lini një Përgjigje