
Mançester Junajtid siguroi një fitore të pastër 2-0 përballë Evertonit, një trepikësh që përforcon pozitat e tyre për një vend në Champions League.
Pas disfatës së rëndë kundër Njukestëllit, kjo ishte fitorja e dytë radhazi në Premier Ligë për “Djajtë e Kuq”.
Në “Old Trafford”, në minutën e 36, ishte MekTomeni që kaloi ekipin e Ten Hag në avantazh.
Në minutën e 60, Ten Hag hodhi në fushë Martial, me sulmuesin francez që i mjaftuan pak minuta për të shënuar golin e dytë për Junajtid, rezultat që mbeti i pandryshuar deri në fund.
Për momentin, Mançester Junajtid ndodhet në vendin e tretë në kuotën e 56 pikëve.
Lini një Përgjigje