TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Prill 2023, 11:57

“Nuk do ta drejtoja kurrë Barcelonën”, Ancelotti shpreh besnikëri ndaj Real Madridit

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk do ta drejtoja kurrë Barcelonën”, Ancelotti shpreh

E ardhmja e Carlo Ancelotti vazhdimisht është në qendër të vëmendjes, ku ende është e paqartë nëse tekniku italian do të vazhdojë qëndrimin te Real Madridi.

Ka pasur spekulime se Ancelotti do të largohet në fund të këtij sezoni nga kampioni evropian, dhe se Kombëtarja e Brazilit mund të jetë destinacioni i tij i radhës.

Kur u pyet për detyrën e trajnerit te Brazili, Ancelotti refuzoi ta përjashtojë atë mundësi, por duke thënë se e dashuron Realin dhe se dëshiron ta respektojë kontratën që e ka me madrilenët.

Ndërkohë, Ancelotti e ka përjashtuar përjetë mundësinë për t’iu bashkuar Barcelonës.

“Unë kurrë nuk do t’i bashkohesha Barcelonës në jetën time, e pamundur. Në asnjë mënyrë. Historia ime është këtu te Real Madridi, klubi më i mirë në botë. Njerëzit më duan këtu”, tha Ancelotti.

Ancelotti është pjesë e Real Madridit që nga viti 2021, ndërkohë “Los Blancos” i kishte drejtuar edhe në periudhën 2013-2015.

barcelona real madrid ancelotti

Lini një Përgjigje