
PSG-ja ka kthyer prej kohësh Kilian Mbape në imazhin e klubit parisien. Por kjo situatë nuk i pëlqen edhe aq shumë futbollistit, i cili kërkon të jetë ai që vendos për të drejtat e imazhit të tij dhe ku përdoret.
Kampionët e Francës e vendosi sulmuesin në qendër të videos reklamuese për fushatën e abonimeve për sezonin 2023/2024. Mbappe nuk e priti aspak mirë këtë gjë dhe reagoi ashpër ndaj klubit për përdorimin e imazhit të tij në video, që më pas u fshi nga PSG.
“Nuk jam aspak dakord me videon që është postuar, sepse për këtë arsye unë kam luftuar për të drejtat e imazhit. PSG është një klub i madh, por nuk bëhet fjalë për Kylian Saint-Germain”, shkroi Mbappe.
Në lidhje me shpërthimin e tij reagoi edhe Christophe Dugarry, ish-sulmuesi i kombëtares franceze. Ai tha se duhet të thuhet boll me egon e djemve të rinj. Ish sulmesi francez theksoi se Mbappe mund ta kishte zgjidhur ketë duke telefonuar drejtorin e komunikimit dhe e gjitha të kishte qëndruar brenda familjes së PSG-së.
“Mjaft, jam lodhur nga gjithë kjo ndjeshmëri. E vendosim në qendër të komunikimit, marketingut… Dakord, PSG duhet ta kishte lajmëruar në lidhje me videon. Por a mendoni se ia vlen të shkruash një mesazh në rrjetet sociale për të bërë publike gjëra për klubin tuaj? Mbappe mund të telefononte drejtorin e komunikimit, menaxherin e tij dhe ta zgjidhte këtë problem brenda familjes së PSG-së. E turpshme, ai djalë ka zero klas. Nuk bëhen gjërat me këtë mënyrë që zgjedh Mbappe.
Boll me këtë ego të djemve të rinj. Përfitojnë rroga të çmendura, por në fushë po munden nga ndeshja në ndeshje. Mbappe dëshiron të kujdeset për gjithçka, madje edhe për drejtorin sportiv dhe shokët e skuadrës… Mjaft! Ai vetëm duhet të luajë futboll, kaq”, u shpreh Dugarry për RMC Sport.
Lini një Përgjigje