TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Prill 2023, 20:04

U zgjodh pa garë në krye të UEFA, Ceferin nën akuzë nga vendlindja e tij: Ka falsifikuar CV

Shkruar nga Pamfleti

U zgjodh pa garë në krye të UEFA, Ceferin nën akuzë nga

Aleksandër Ceferin sërish në qendër të polemikave, këtë herë direkt nga vendlindja e tij: Sllovenia. Numri një i UEFA-s sapo është rizgjedhur në krye të Federatës Evropiane të Futbollit, pasi ishte i vetmi kandidat dhe do ta drejtojë organin më të lartë të futbollit europian deri në vitin 2027.

Ndërkohë, ekzekutivi ka marrë akuza nga media të ndryshme sllovene, duke përfshirë edhe “Prava”, sipas të cilave Ceferin kishte gënjyer për një artikull të caktuar në biografinë e tij. Dokumenti mbi përvojat e presidentit të UEFA-s është aktualisht i pranishëm në faqet e internetit të Federatës Evropiane të Futbollit dhe Federatës së Futbollit të Sllovenisë.

Ceferin, në veçanti, pretendon se ka qenë anëtar i bordit të drejtorëve të NK Olimpija/Bezigrad nga viti 2006 deri në vitin 2011. Një pohim, sipas asaj që u rindërtua nga “Prava” në një artikull të gjatë, që do të ishte larg realitetit dhe për portalin slloven supozohej të zhvlerësonte zgjedhjen e tij si president i UEFA-s, tashmë në vitin 2016.

Vitet e fundit, Ceferin e ka gjetur vazhdimisht veten në qendër të polemikave, veçanërisht kur iu desh të menaxhonte një nga rastet më me ndikim në botën e futbollit në vitet e fundit: çështjen e Superligës.

Menaxheri slloven ka ndërtuar një mur kundër klubeve që promovojnë turneun dhe ka mbajtur gjithmonë një qendrim të vendosur dhe vendimtar, madje ka ardhur në përballje (nëse nuk është thyer, si në rastin e Andrea Anjelit) me drejtues të ndryshëm.

aleksandër ceferin presidenti i uefa-s

Lini një Përgjigje