TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Prill 2023, 18:49

Riktheu Frenk Lampard në stolin e Çelsit deri në fund të sezonit, presidenti i Bluve “e shkarkon” me një fjali të diskutueshme

Shkruar nga Pamfleti

Riktheu Frenk Lampard në stolin e Çelsit deri në fund të

Presidenti i Çelsit, Tod Bohli, shpjegoi zgjedhjen e Frenk Lampard si trajner i Bluve të Londrës deri në fund të sezonit:

Ne jemi të kënaqur ta mirëpresim atë përsëri. Frenk është një legjendë në këtë klub. Ndërsa ne vazhdojmë procesin tonë të kërkimit për trajner të përhershëm…

Duam t’i japim klubit dhe tifozëve tanë një plan të qartë dhe të qendrueshëm deri në fund të sezonit. Duam t’i japim vetes çdo shans për sukses dhe Frenk ka karakteristikat dhe cilësitë që na duhen”.

Frenk Lampard është rikthyer në stolin e Çelsit, klub të cilin e ka drejtuar edhe më parë. Ai do të jetë në rolin e trajnerit të përkohshëm, deri në fund të sezonit. Gjithsesi, për ikonën e “Bluve”, kjo është një detyrë dhe mision i rëndësishëm, duke premtuar impenjim maksimal. Madje edhe surpriza.

Trajner i përkohshëm? Nga trajnerë të tillë personalisht kam mësuar dhe kam kujtime shumë të mira. Me një trajner të tillë, kur në stol ishte Di Mateo, ne fituam Champions League. Ndaj asnjëherë nuk i dihet të ardhmes. Një tjetër trajner të përkokshëm që kam patur e që ka dalë mirë është Gus Hidink”, tha Lampard.

Ne do të luajmë në dy fronte, kampionat dhe Champions. Ndeshja ndaj Realit të Madridit do të jetë e vështirë, por jam gati të jap maksimumim tim për të arritur atë objektiv. I kam idetë e qarta. Tani, gjëja më e rëndësishme është të flas me skuadrën dhe t’i shoh në stërvitje çdo ditë”, tha Lampard.

tod bohli presidenti i Çelsit frenk lampard

Lini një Përgjigje